Ekspertizat e vrasjes së Beg Rizajt dhe Arben Rexhajt gjatë përleshjes në Lagjen e Trimave në Kumanovë, tregojnë se ata janë vrarë pas arrestimit.
Obduksioni i bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup dëshmon se Rizaj dhe Rexhaj janë vrarë thuajse në mënyrë identike. Në ekspertizën e Beg Rizajt konstatohet se vdekja e tij është pasojë e plagës në kokë, në lartësi prej 178 centimetra, matur nga shputa e këmbëve.
“Vdekja e tashmë të ndjerit Beg Rizaj, në moshë 38 vjeçare, është e dhunshme dhe është shkaktuar si rezultat i ndërprerjes së trurit për shkak të plagës nga plumbi në kokë. Plaga gjendet në pjesën e majtë të ballit, në lartësi 178 centimetra”, thuhet në ekspertizën e Beg Rizajt.
Plaga e Rexhajt, nga ana tjetër, është thuajse në të njëjtin vend, me vetëm 1 centimetër dallim nga plaga e Beg Rizajt.
“Vdekja e të ndjerit NN me shifër 309, më vonë i identifikuar si Arben Rexhaj, në moshë 44 vjeçare, është e dhundshme dhe është pasojë e plagës nga plumbi që ka kaluar përmes trurit. Plaga hyrëse gjendet në ballë, në lartësi 179 centimetra matur nga shputa e këmbës”, thuhet në eskpertizën e Arben Rexhajt, citon “Shenja”.
Sidoqoftë, obduksionit i mungojnë të dhëna elementare, që zakonisht duhet t’i përmbajë një ekspertizë ligjore. Nuk theksohet largësia prej të cilës është hapur zjarr ndaj viktimave, as koha e përafërt e vdekjes së tyre. Televizioni Shenja kontaktoi drejtorin e Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma për të komentuar mungesën e të dhënave elementare në këto dy ekspertiza, por Duma nuk deshi të japë detaje për shkak të procedurës juridike që po zhvillohet për këtë rast. /Dita/

Ne Maqedoni kemi nje pushtet qe nuk dallon nga ai komunist i kohes se Millosheviqit,kur jane ne pyetje shqiptaaret.Partite ne pushtet VMRO dhe BDI ,shqiptaret i kane shenderruar ne skllevetr me te cilet manipulojne si te duan.Qellimi kryesor i kesaj qeverie eshte radikalizimi Islamik i shqiptareve dhe largimi jasht vendit.
E kini vet fajin,qe kini 40 parti ,dhe në krye të sejcilës prej tyre,kini elemente thellësisht antishqiptarë.Ju iu duhet vetëm nje parti kombëtare e vërtetë shqiptare dhe ta kini vazhdimisht nën kontroll.Sllavët sërbo-maqedonas janë hedhur në sulm e po na marrin frymën edhe në Shqiperi,me spiunët e tyre Sali Berisha,Lulëzim Basha e kompani.
GRUEVSKI, JANKULLOVSKA DHE MIJALLKOV NE LITAR
KESHTU RREGULLOHET MAQEDONIA.