Sulmi me armë kimike në Siri, edhe Macron reagon

Dita
France Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar mbi mundësinë e një përgjigje ushtarake ndaj sulmit të dyshuar kimik në Siri, dhe ka thënë se vendimi do të merret pas konsultimeve me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Sipas presidentit të Francës, çdo sulm francez do të synonte objektet e dyshuara kimike, dhe jo civilët në rajonin sirian.

“Franca nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim ushtarak në Siri dhe në rajonin e Lindjes së Mesme”, është shprehur Macron.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka kritikuar Moskën mbi sjelljen e saj jo konstruktive në lidhje me sulmin e pretenduar kimik në qytetin sirian të Doumas, dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime, si një lloj përgjigje ndaj përdorimit të lëndëve kimike në qytet.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë akuzuar presidentin sirian Bashar Assad si organizator të sulmit, megjithatë, akuzat janë mohuar nga autoritetet siriane.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *