Sulmi me bombë në Lion, arrestohet autori

Elena Tase

Policia franceze thotë se arrestoi një person të dyshuar, si autori që qëndron pas sulmit me bombë në qendër të qytetit të Lionit, javën e shkuar, ku mbetën të plagosur 13 persona.

Lajmi për arrestimin e të dyshuarit për sulmin u dha nga ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili nuk tregoi për detaje apo identitetin e personit.

I dyshuari për sulmin në Lion, u filmua nga kamerat e sigurisë ndërsa linte një çantë pranë një pastiçerie të njohur.

Duke parë rrethanat si u realizua sulmi, ngjarja është marrë nën hetim nga anti-terrori.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *