Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Sulmi ndaj Bajrabës tregon shpirtin cingun të udhëheqjes së PD-së”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > “Sulmi ndaj Bajrabës tregon shpirtin cingun të udhëheqjes së PD-së”
AktualitetLajmi i fundit

“Sulmi ndaj Bajrabës tregon shpirtin cingun të udhëheqjes së PD-së”

anazapta
Published January 8, 2013
Share
SHARE

Besnik Mustafaj, ish-shefi i diplomacisë së qeverisë “Berisha”, thotë në një koment për gazetën “Panorama” se në episodin e Kosta Bajrabës, PD beson se ka gjetur kalin e betejës me të cilin do ta dërrmojë kundërshtarin e vet deri në zgjedhjet e ardhshme.

Mustafaj thotë se fushata e PD-së kundër Bajrabës, për të cilin drejtësia ende nuk ka thënë fjalën e saj, tregon cinizmin e shpirtin cingun të pashoq të udhëheqjes së kësaj partie.

“Përtej faktit të paprovuar ende nga Drejtësia nëse ka ndodhur apo jo ajo që thuhet, ne pamë e po vazhdojmë të shohim në këtë rast një fushatë të vërtetë linçimi, në të cilën janë përfshirë me zell të madh dhe me verbëri e anakronizëm po aq të madh strukturat më të larta politike e civile, në të cilat presupozohet se është e përqendruar ajka e shoqërisë tonë. Gjykuar mbi përdorimin publik që po i bën Partia Demokratike këtij episodi, jepet përshtypja se kjo parti beson se gjeti kalin e betejës me të cilin do ta dërrmojë kundërshtarin e vet deri në zgjedhjet e ardhshme, për t’i fituar me siguri këto zgjedhje. Unë jam njëri nga themeluesit e kësaj partie, katër herë deputet i saj në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e para të lira më 1991-shin e deri në vitin 2009. Sot jam anëtar i Këshillit të saj Kombëtar. Dhe jam krenar për kontributin në këtë Histori. Por, pikërisht në emër të kësaj Historie, nuk mund të pajtohem me sjelljen publike dhe politike të Partisë Demokratike në këtë rast. Një forcë politike që beson te shteti i së drejtës, nuk mund ta fusë në komunikimin e saj publik një fakt të pakonfirmuar nga Drejtësia. Ndërmarrja dhe udhëheqja e kësaj fushate linçimi ndaj familjes Bajraba, në dhunim të plotë të parimit të prezumimit të pafajësisë, por në shërbim të një përfitimi politik, qoftë edhe të përkohshëm, nxjerr në pah jo vetëm hipokrizinë, por edhe një cinizëm e shpirt cingun të pashoq të udhëheqjes së kësaj partie”, thotë Mustafaj në shkrimin e tij.

Por lidhur me rastin “Bajraba”, Mustafaj kritikon edhe opozitën, e cila sipas tij u ngut në qëndrimin e saj.

“Udhëheqja socialiste iu bashkëngjit me një nxitim prej frikacakeje fushatës linçuese ndaj Barjabës, nisur nga Partia Demokratike duke hedhur nga ana e vet e sipas stilit socialist gurët e baltën, që kishin në dorë. Partia Socialiste po ashtu nuk tregoi se ka ndonjë lidhje të qëndrueshme me prezumimin e pafajësisë si parim thelbësor i shtetit të së drejtës”, thotë Mustafaj.

anazapta January 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?