Britania pritet ti dërgojë Rusisë kërkesën e ekstradimit për dy shtetasit rusë, të cilët janë përgjegjës për sulmin me agjentin nervor “Novichok”, në Salisbury.
Nga ky sulm humbi jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Dy shtetasit rusë kanë qenë nën hetim prej kohësh nga agjencitë bitanike të zbulimit, të cilët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e tyre.
Pritet që Rusia ta refuzojë kërkesën, duke acaruar më tej marrëdhëniet mes dy shteteve.
Shkak për krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes Rusisë dhe Britanisë, u bë sulmi me “Novichok” ndaj Sergey Skripal, një ish-kolonel i kundërzbulimit ushtarak rus dhe dhe vajzës së tij Yulia, në mars të këtij viti./Cna
l.h/ dita
