Sulmi ndaj KM, reagon SHBA dhe BE: Dhuna, e papranueshme

Ornela

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë.

“Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.

Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA.

Edhe zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës.

“Ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. ”

Ambasada Britanike në Tiranë u ka bërë thirrje protestuesve dhe opozitës që të zhvillojnë protesta paqësore.

Ky reagim i Ambasadës Britanike erdhi pas çarjes së kordonit të policisë dhe sulmit ndaj godinë së Kryeministrisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Britanike shkruan se është koha për të respektuar rregullat dhe ligjin.

“Ne mbështesim të gjithë ata që bëjnë thirrje për demonstrime paqësore. Është koha për të respektuar rregullat dhe ligjin. Protestë paqësore”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.

o.j/dita

Share This Article
19 Comments
    • Po ti o turk muti qe te cohen qimet perpjete sa degjon BE dhe Amerike , kerpudha e kryministrise ta ka fajin?
      Te dhjefsha Erdoganin. Mendesi turkoshani e plackitesi ke si keta morrashet e protestes. Dum babistet e Haxhi Qamilit.

  • Zoterij ambasadore ju me te drejte beni thirrje per distancim nga shkaterrimet ,por ne nuk kemi demostrim ,por shkaterrim, me urdher te agjentit te Serbise Sali Berisha I cili nuk pyet as ,per U.S.A. as per B.E.,por per “destabilizim”.

  • o amerikë ,o ambasadë ,mos na lini në baltë mos bëni sehirë me kriminelin Sali Berisha ,L.Basha dhe Munika Kryemadhe që po i venë zjarrin shqiprisë dhe demokracisë nga frika e sekuestrimit pasurisë pa ligjëshme të tyre ,dhe për karrike të tyre po djegin vendin i flakën shqipërisë.

    Ju lutemi thirreni Lulin në ambasadë dhe tërhiqni veshin sa një gomar ,para se të prangoset .

  • Ambasada Amerikane mos te nderhyje ne punet e Shqiperise. Nuk e ka te drejten juridike. Eshte thjesht nje mision diplomatik ne Shqiperi. Nuk ka cu duhet se per cfare e si protestojne Shqiptaret. Te merren me Ameriken e tyre se nuk po i pyet njeri.

    • Po kur serbi i vuri perpara kosovaret si kope dhensh ,i vrau e i preu, te pelqeu nderhyraja amerikane apo jo? Po kur Bushi e shpalli pavaresine e Kosoves nga Shqiperia te pelqeu apo jo? Po kur Willson e shpetoi Shqiperine nga grabitja e fqinjeve?? Apo ku kupton gje ti nga keto pune ! Te iki Rama nga pushteti pa flaka ti vihet vendit! A shqiptar qe nuk sheh dot me shume se maja e hundes tende

  • zoterinj ambasadoraxhinj !

    nuk eshte problemi i “dëmtimit i pronës publike ” nga protestusit e verber si thoni ju me ate gjuhen pika pika..
    .
    Ketu eshte problemi i planeve dhe veprimeve terroriste te treshes kriminale BMB berish-bash meta.
    .
    Ketu eshte problemi qe ju te pa-nderuar Ambasadoraxhinj jeni pjese e kesaj kataklizmoje 28 vjecare ne Shqiperi ndoshta fajtori NR1 qe e krijuat Salimonstren ne 1991…dhe po e mbroni hapur duke na poshtruar si komb.

    Turp per USA-BE qe tolerojne berishorrin se gjoja hodhi komunizmin qe ne fakt ishte nje veprim nekrofag pasi ai komunizem ishte i vdekur ne 1991
    .

  • SHQIPTARET JENE DERI NE FYT ME THIRRJET E NDERKOMBETAREVE,KESHTUQE DO BENIT MIRE TE HESHTNIT,SEPSE JENI DHE JU BASHKEFAJTORE DUKE MBYLLUR SYTE,DHE PERKRAHUR KRYEKRIMINELIN ME TE MADH TE TE GJITHE KOHERAVE SALI SHPELLARIN ME BANDEN E TIJ PER KRIMET ME MONSTRUOZE QE KJO TOKE KA PARE NDONJEHERE,KETO PRA JANE PASOJAT TUAJA KU PER HIR TE STABILITETIT KENI LEJUAR DHE PERKRAHUR KETE MONSTER TE VAZHDOJE POLITIKEN E TIJ PERCARESE KUNDER VENDIT.

  • Zoterinje te nderuar Ambasadore .Me te zgjuar .Keto rremujra ,dhe une personalisht jam kundra dhunes ,nuk jane as edhe nje gje tjeter ,por deshira dhe interesi ,ne unison te te gjitheve paleve politike opozite e maxhorance ,per tu larguar nga integrimi ne BE ,.Akoma nuk e kini kuptuar ju te nderuar Ambasadore , qe keta politikane te ketij tranzicioni post komunist ,nuk e duan Shqiperine ne gjirin e BE ,i tremben diktatit dhe transparences se ligjit te BE .Kane shume gjynahe nen supe ,nga vjedhjet dhe korrupsioni ,qe me keqeardhje rritet ,si ne % por edhe te shumave qe shtohen .I ka trembur reformimi i drejtesise dhe SPAK .Ka ardhur koha ,qe duhen fshire nga faqja e dheut keta politikane ,te nenes se tyre PPSH ,dhe te zevendesohen me politikane te rinj , te pa perlyer dhe mbi te gjitha me ndikime e principe perendimore . .E kjo do jete e vetmja shprese e nje Shqiperie stabilizuese dhe me qetesi afategjate e te perehreshme ..Kjo i nevoitet Shqiperise ,dhe popullit te ndershem Shqiptar .

    PS :Shqiptaret do largohen perfundimisht nga Shqiperia ,po te kemi keta politikane ,te ketij tranzicioni post komunist ne krye ,si sot e 27 vite te fundit .Dhe pa ironi ketu do ngelin vetem plepat dhe keta politikane , bashke me qente dhe macet e tyre .Me falni qe po e zgjas komentin , por vetem nje shembull do ju them , keta , kane pasur ne unison te ketyre 27 viteve te njejtin program ,pa as edhe nje ndryshim ,ku eshte shkelur ne unison Kushtetuta Shqiptare .
    Me repekt ,per ndihmen tuaj te vazhdueshme te nderuar zoterinje Ambasadore .Ju faleminderit .

  • Karagjozlleku i ides time do ishte mjafte domethanese per demokracin Alla shqiptare berishiane.
    Varianti ma i bukur i shdamtimeve do ishte.Jo vetem te mbulohen te gjitha damtimet por te detyrohen Mona,Basha dhe Berisha te kontribojne direkt ne eleminimin e ketyre damtimeve te dhuneshme me pjesemarrjen tyre duke mbajtur llac ne riparimin e trotuarit tek kryeministria si dhe ne vendet e tjera ku kane damtue zagart e kryezagarve te demokracise PD&LSI.Kjo nji peregjigje domethenese e vertet per protestuesit e 16 shkurtit 2019.

  • Jo vetem nderkombetaret kane bere thirrje per demonstrate paqesore.por mbas tyre edhe presidenti yne beri te njejten thirje.Ju pse nuk e falenderoni presidentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *