Agjentë të shërbimeve sekrete ruse dhe diplomatë rusë do të dëbohen nga Bashkimi Europian gjatë javës së ardhshme, si reagim ndaj përdorimit të agjentit nervor në Salisbury, gjë që nga presidenti francez Emmanuel Macron u përshkrua si një sulm ndaj integritetit europian.
Të paktën 10 anëtarë të Bashkimit Europian do të urdhërojnë zyrtarët rusë të largohen nga vendet e tyre. Pritet gjithashtu, që në javët në vazhdim të rritet edhe më shumë numri i vendeve europiane që po i përgjigjen thirrjes së Mbretërisë së Bashkuar për aksion.
“Ajo që ndodhi në Britaninë e Madhe nuk ishte parë kurrë. Ishte një agresion ndaj sigurisë dhe sovranitetit të një aleati, që kërkon reagim”, deklaroi Macron në fund të samitit europian, ku udhëheqësit e BE-së ranë dakord se ka shumë mundësi, që sulmi ndaj ish-agjentit Sergei Skripal të jetë vepër e Moskës.
Franca dhe Gjermania ishin vendet e para që mbështetën Britaninë e Madhe dhe Kancelarja Angela Merkel deklaroi se duhen marrë masa të tjera ndaj Moskës, veç tërheqjes së ambasadorit të BE-së nga atje.
Mes vendeve që po përgatiten të dëbojnë diplomatët rusë janë Franca, Gjermania, Polonia, Irlanda, Holanda, Estonia, Letonia, Lituania, Bullgaria, Republika Çeke dhe Danimarka.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk tha se Rusia e ka ulur veten në një nivel që BE-ja s’mund ta ndjekë kurrë. “Megjithëse ka interesa të ndryshme mes vendeve anëtare me Rusinë, e jo të gjithë do të marrin masa, reagimi i bllokut do të jetë i paprecedentë”, deklaroi Tusk.
l.h/ dita

E gjithe kjo kakofoni mediash europiane ,
eshte thjeshte nji Alibi qe synon dicka tjeter
kunder Rusi-se e aspak ate qe pretendoet nga kta
Hipokrite e Vampire te Njerezimit .
Bota Europiane ka shuuume me shume Probleme
me pupujt e shtetet Europiane ,
ku vetem 10% familjeve te te pasurve ,gezojne gjithcka ne jete ,nderkohe qe pjesa tjeter e
popullsose Europiane jeten ne lufte te perditeshme
me mbijetesen !!!
Na qenkan shqetesuar kaq shume Kancelarite Europiane per nji Rus , kur ne Europe vdesin cdo dite
europiane qe nuk kan me se te jetojne ?!
Ktyre nuk do t’i dhimbte sikur gjysma e Rusise
te ishte vrare ne Europe ,per Europen ,
e jo me per nji Agjent i cili e ka te shkruar ne Profesionin e tij ,
se me cfar situatash mundet te perballet ,
ne raste aksidentale ,kalimi kufijve te gabuar ,si psh Tradhetia ndaj betimit te vendit tend .
(Eshte kjo nji lufte per te drejtat e tradhetise ?
Do ishte nji princip kurvash !)
shpresoj qe edhe ne do te vendosim te bejme te njejten gje ne lidhje me rusine… madje, ne kemi dhe nje arsye me shume, ate qe russia financoi ilegalisht lobimin e pd-se ne usa, gjate zgjedhjeve te 2017 ne shqiperi…
a eshte vertet veprimi agjentures ruse?para disa vitesh u akuzua rusia me sulm me pluhur radioaktiv ndaj nje ish zbuluesi rus qe dezertoi ne angli,si dhe ky rasti i fundit.akuza ka ,ne te dy rastet,por fakte nuk jepen.pse te mos ekete bere spiunazhi englez kete katraudhe ,per te krijuar nje alibi per nje situate te caktuar?pse ndodhin ne londer dhe jo ne ndonje vend tjeter?