Tensioni midis Malit të Zi dhe Serbisë ka arritur një tjetër nivel pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Ambasadës malazeze në Beograd.
Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka dënuar me forcë përpjekjen e protestuesve për të djegur flamurin, duke e konsideruar akt të papranueshëm.
Në deklaratë kritikohet edhe mosveprimi nga ana e autoriteteve vendase.
“Megjithëse sulmi ndaj ambasadës u njoftua dy ditë më parë dhe zgjati më shumë se një orë, është e pakuptueshme që agjensitë e sigurisë së Republikës së Serbisë nuk bënë pothuajse asgjë për të parandaluar goditet piroteknike dhe sulmin ndaj simboleve kombëtare të Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e Podgoricës.
Mali i Zi kërkon nga autoritetet serbe që të reagojnë dhe të dërgojnë përpara drejtësisë autorët e sulmit.
Për ngjarjen, Ministria e Jashtme ka thirrur në takim për të dhënë shpjegime ambasadorin serb në Podgoricë.
Situata midis dy shteteve ballkanike u përshkallëzua pas vendimit të Parlamentit për të kaluar një ligj për komunitetet fetare.
Sipas komunitetit serb në Mal të Zi dhe zyrtarëve në Beograd, me këtë ligj Podgorica synon të përvetësojë pronat e Kishës Ortodokse.
Kisha Ortodokse Malazeze e ka humbur pavarësinë e saj prej dekadash, duke qëndruar nën autoritetin e Kishës Serbe, por së fundmi janë shtuar përpjekjet në fqinjin tonë verior për të fituar autoqefalinë e Kishës.
j.l./ dita

Kete autoqefaline e Kishes sone kur do e fitojme ne, se e kemi nen hunden e grekut per 30 vite? Do vdesi Janulla tani nga mosha e madhe. Beni gati nje shqiptar
Eshte Dulja gati. Ke ndonje dyshim?
Kete e kemi peshqesh nga Berisha.
Ta dinin Papa Kristo,Petro Nini,Fan Noli,Xhuvani,se gjithe ate sakrifice 200 vjecare per Autoqefaline e Kishes Shqiptare,do ta C`bente nje malok Tropoje..anetar i partise .
Anetar i partise, apo fshires i bythes se Andi Bushatit?
Thuaje troc qe u be nga kryetari i PDse, qe u be Partia e ballisteve dhe zogisteve.
Sa te mirat i ka be Doktori per shqiptaret!
Jua ka lane carkun hapur.
Janulla, varreza e shkolla greke e turke,
Konferenca Talebane,
Etj etj
Te rroje populli trim dhe i squt skipetar!