Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka vizituar disa nga të plagosurit në sulmin vdekjeprurës të mbrëmjes së të dielës në Ankara. 37 persona u vranë dhe 15 të tjerë janë në gjendje kritike.
Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë por kryeministri ka thënë se provat të bëjnë të mendosh për grupin separatist, PKK, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.
Të hënën, Turqia ndërmori sulme ajrore kundër rebelëve kurdë në Irakun Verior. Autoritetet po ashtu kanë arrestuar 15 persona në operacione kundër PKK-së dhe 50 të tjerë në zona të tjera të vendit.
Presidenti turk, Recep Erdogan tha se ai do të ripërcaktojë terrorizmin për të përfshirë edhe ata që mbështesin aktet terroriste e duke mos u kufizuar vetëm tek personi që mban armën apo bombën.
