Sulmi në Barcelonë, ambasada thirrje shqiptarëve: Largohuni

Gazeta Dita

Pas sulmit në Barcelonë ku një furgon përplasi turmën e njerëzve në sheshin ‘Katalunja’ ka reaguar Ambasada shqiptare në Spanjë.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ambasada në Madrid njoftoi se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë në atentatin terrorist në Barcelonë.

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas sulmit me furgon në turmën e në sheshin “Katalunja” në Barcelonë.

Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

Policia e ka përshkruar incidentin në Tëitter si një “përplasje masive”. Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë.

Gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë pasi kishte përplasur njerëzit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *