Policia katalanase konfirmoi vrasjen e Younes Abouyaaqoub, 22-vjeçarit maroken që dyshohet të ketë qenë shoferi i furgonit që përplasi këmbësorët në Las Ramblas të Barcelonës të enjten, duke vrarë 13 vetë dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.
22-vjeçari u vra gjatë një operacioni policor të kryer në Subirats, në perëndim të Barcelonës.
Një qytetar kishte sinjalizuar policinë se pranë një pike karburanti kishte parë një person që ngjasonte me terroristin.
Sipas policisë terroristi mbante të veshur një rrip shpërthyes dhe thirri “Allahu Akbar”, para se policia të qëllonte në drejtim të tij duke e vrarë të hënën pasdite.
Por me pas policia gjate kontrollit me robot antieksploziv konstatoi se jeleku qe mbante veshur viktima ishte i rreme, nuk kishte kishte eksploziv.

Gjatë sulmit në Barcelonë mbetën të vdekur 13 persona, ndërsa u plagosën qindra të tjerë.
Policia spanjolle konfirmoi sot edhe viktimën e 15 të sulmeve në Barcelonë e Cambrils, i identifikuar si Pau Perez.
Ai u gjet i therur për vdekje në sediljen e pasagjerit të makinës së tij, që besohet se është sulmuar nga Abouyaaqoub pas terrorit në Las Ramblas.
Lexo më shumë rreth sulmit në Barcelonë.
Autori i dyshuar si shofer i furgonit qe kreu sulmin ne Barcelone
Operacioni ne periferi te Barcelones
Operacioni ne periferi te Barcelones
Operacioni ne periferi te Barcelones
Operacioni ne periferi te Barcelones


