Sulmi në Belgjik, fillojnë hetimet për terrorizëm

Ornela

Prokurorët e Belgjikës e kanë hapur një hetim për “përpjekje terroriste për vrasje”, pasi një person i sulmoi dy ushtarë me thikë në Bruksel.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Belgjikës deklaroi sot se i dyshuari 30 vjeçar, mbrëmë ishte qëlluar dy herë nga policia.

Sulmuesi është dërguar më pas drejt spitalit në një gjendje të rënë shëndetësore, ku më pas ndërroi edhe jetë.

Prokuroria belge ka deklaruar se autori i sulmit ishte një shtetas belg me origjinë nga Somalia.

Gjithashtu bëhet e ditur se është bastisur edhe banesa e tij në qytetin Bruzh, rreth 100 kilometra në veriperëndim të Brukselit.

Belgjika ka kaluar në gjendej të gadishëmrisë së lartë, pasi sulmit të marsit vitin e kaluar, ku në aeroport dhe metro të Brukselit u vrarë 32 persona nga një sulm terrorist.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *