Meksika kërcënon të padisë SHBA, për ngjarjen në EL Paso, në të cilën 20 u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën në një sulm, të shtunën.
Shtatë nga të vrarët dhe shtatë nga të plagosurit ishin shtetas meksikanë.
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social Twitter të dielën u zotua të ndërmarrë veprime juridike kundër SHBA-së, për dështimin e saj në mbrojtjen e jetës së qytetarëve meksikanë.
Duke e quajtur ngjarjen e rëndë në El Paso të Texas-it një “akt terrorist” kundër meksikanëve, ministri i kërkoi qeverisë amerikane që të marrë një “pozicionim të qartë dhe bindës kundër krimeve të urrejtjes”.
Hetuesit federal po i trajtojnë sulmin si një akt terrorizmi të brendshëm, dhe jo si një akt i tillë ndërkomëbëtar, që, me sa duket, janë ngjyrimet që Meksika do i japë këtij sulmi.
I dyshuari i ngjarjes, 21-vjeçari Patrick Crusius, është arrestuar nga autoritet amerikane dhe po përballet me dënim kapital për akuzat e vrasjeve të shumta.
El Paso është në kufi me qytetin meksikan Juarez. Shtetasit amerikanë dhe meksikanë udhëtojnë shpesh në mënyrë të ndërsjelltë në këto qytete.
e.ll./dita
