Sulmi në Japoni; 2 të vrarë dhe 17 të plagosur

Edona Llukacaj

Dy persona, njëra nxënëse, janë vrarë në një sulm me thikë në Kawasaki, në jug të Tokios. 17 të tjerë u plagosën në ngjarjen e rrallë dhe të dhunshëm, ndërsa sulmuesi në fund vrau veten.

Një njeri i armatosur me thika në duar sulmoi nxënëset në një stacion autobusi në Kawasaki të martën para se të merrte jetën e tij, në një ngjarje të rrallë dhe të dhunshme në Japoni.

Të paktën 17 persona, kryesisht nxënës të shkollave katolike, u plagosën dhe dy mbetën të vrarë.

Autoritet thanë se sulmuesi u vetëvra pasi u arrestua nga policia.

Motivet e ngjarjes nuk janë bërë akoma të qarta, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se burri rreth të pesëdhjetave iu afrua nxënësve dhe iu bërtiti: “Do ju vras”.

Ndërsa kryeministri japonez  Shinzo Abe tha se ai ishte shqetësuar pamasë nga sulmi, presidenti amerikan, Donald Trump, i ndodhur në Japoni për një vizitë katër-ditore, tha se ai dhe populli amerikan ndanin dhimbjen e familjeve të viktimave.

Japonia ka një raport të ulët krimi dhe akoma më të ulët të krimit të dhunshëm me armë të ftohta, raporton Dıta duke cituar mediat e huaja.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *