Sulmi në Londër, terroristët: Më e keqja s’ka ardhur ende

DITA Online

 

Pas sulmeve të përgjakshme që ndodhën në Londër, ku një furgon u fut në trotuar dhe shkeli mbi 20 këmbësorë, dhe më pas nga ai dolën disa persona të armatosur me thika me të cilat sulmuan kalimtarët e rastit duke vrarë shtatë persona, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një mesazh rrëqethës.

Mesazhi që është shpërndarë në masë të madhe në Twitter, thotë, “Kryej xhihadin edhe kur je në Evropë (Do your jihad even while you are in Europe).

Ndër tjera thuhet: “Muxhahedinët nuk janë ndaluar së sulmuari jobesimtarët në vendet e tyre! Siç kanë premtuar, kanë sulmuar sërish! Ajo çfarë pason është edhe më e rëndë”.

I njëjti mesazh ishte publikuar në rrjetet sociale në mars kur ka ndodhur një sulm tjetër.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *