Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një letër ngushëllimi kreut të Dhomës së Deputetëve në Britani, John Bercoq duke shprehur dhimbje për sulmin terrorist në Mançester ku humbën jetën 22 persona.
“Me hidhërim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin tronditës për sulmin e tmerrshëm në Manchester ku shumë të rinj humbën jetën në moshën e tyre më të bukur. Sulmi në Manchester është një krim barbar i cili nuk është tragjedi vetëm për vendin tuaj por për gjithë botën e qytetëruar”, i shkruan Meta John Bercow.
“Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe të gjithë familjarëve që humbën njerëzit e tyre më të shtrenjtë e t’Ju siguroj se Shqipëria dhe shqiptarët qëndrojnë pranë popullit tuaj në këtë çast të vështirë dhe përkrah gjithë botës së civilizuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Më lejoni mik i shtrenjtë të bashkoj lutjet e mia të sinqerta për viktimat e pafajshme që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe t’u uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Duke Ju përcjellë ndjenjat e miqësisë së sinqertë dhe solidaritetit të plotë”, mbyll letrën e ngushëllimit Ilir Meta.

NE EMER TE KUJT NGUSHELLON ….???
-Ne emer te tere shqipetareve qe 27 vjet i ke vjedhur me ZE e FIGURE!?
-Ne mere te jetimeve te 21 Janarit qe kryekrrimineli e vellai yt Sali i vrau dhe ti i perdhunove duke u thene ‘koke palare’
-Ne emer te tere shqipetareve qe u vodhe Florine e rezervat e arit e u dhe arratine
-Ne emer te shqipetareve qe i vodhe tere bregdetin ajrin dhe detin token dhe pasurine…!!!!!!!Gjak marrje kerkon si idjot e i pa skrupullt ta shpiesh duke provokuar shqipetaret ish Shqiperine