Sulmi në Manchester, mediat: Mes të arrestuarve një shqiptar

Ornela

Policia britanike vijon kërkimet për të zbuluar personat të cilët kanë qenë të lidhur me kamikazin e Manchester Arena ku humbën jetën 22 persona.

Mediat Britanike raportojnë se mes 8 të ndaluarve besohet se është një person me pasaportë shqiptare.

Mediat nuk japin detaje për ndalimin e mundshëm të një shqiptari duke theksuar se policia është duke hetuar të gjithë personat të cilët mund të kenë pasur lidhje me terroristin 22 vjeçar Abedi.

Kujtojmë se mes të arrestuarve është edhe vëllai i autorit, 23-vjeçari Ismail Abedi.

Ndërkohë ditën e djeshme janë ndaluar për terrorizëm 3 persona në zonën Nuneaton në Earwickshire.

Nga sulmi i pak ditëve më parë në Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 120 të tjerë.

Shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit ndërsa autoritet britanike janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme për të zbuluar rrjetin me të cilin ishte i lidhur autori si dhe për të zbuluar personin që përgatiti eksplozivin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *