Telefoni besohet se i shpëtoi jetën një gruaje. Lisa Bridgett, nga Pwllheli, po fliste në telefon pas koncertit të Ariana Grande, të hënën, kur një copë prej eksplozivi goditi dorën e saj.
Ajo humbi gjysmën e gishtit ndërsa cifla përshkoi gishtin e mesit, telefonin dhe më pas përfundoi në njërën faqe, pranë hundës.
Burri i saj tha se telefoni ndoshta devijoi dhe uli rrezikun goditës të ciflës së eksplozivit.

Sulmi me bombë në “Manchester Arena” vrau 22 njerëz dhe plagosi më tepër se 64 të tjerë. Tetë persona janë arrestuar mbi ngjarjen, si të lidhur me autorin që mbeti i vrarë në sulm, Salman Abedi.
Bridgett, menaxher i “Blue Water Marine” tha bashkëshortja e tij ishte në koncert me vajzën dhe një shokun e saj, ndihej me shumë fat që ishte gjallë, tha burri i saj, Steve.
Operacioni i së martës do të pasohet me një operacion tjetër që do të kryhet ditën e sotme, pas dëmtimeve të shumta, përfshirë edhe një frakturë në gju dhe një plagë në kofshë.
“Cifla e bombës goditi telefonin që me shumë gjasa e devijoi duke ia ulur ndjeshëm forcën goditëse,” – theksoi ai.
Bridgett falënderoi policinë dhe stafin e spitalit për vëmendjen e kushtuar gjatë tragjedisë.
