Sulmi në metronë e Nju Jorkut, arrestohet autori i dyshuar

J L

Policia ka arrestuar një person, si i dyshuar për sulmin e një ditë më parë në një stacion metroje në Nju Jork, ku mbetën të plagosur 23 persona.

BBC ben me dije se ai është Frank James, 62 vjeç.

Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar, pasi 23 persona u plagosën, 10 prej tyre nga të shtënat me armë zjarri.

Mediat e huaja raportuan se autori i dyshuar kishte veshur një maskë gazi dhe një jelek portokalli.

Po ashtu thuhet se ai ishte i veshur si punonjës i Autoritetit të Transportit Metropolitan, ndaj kjo gjë e ka lejuar atë që të përzihej me turmën dhe të arratisej.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *