Sulmi në termocentral, Johnson: Veprimet e Putin kërcënojnë sigurinë e Europës

J L

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy pas sulmit në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Me anë të një postimi në Twitter, Johnson i ka quajtur veprimet e Putinit si të pamatura dhe që rrezikojnë sigurinë e Evropës.

Postimi i Johnson:

Sapo fola me Presidentin Volodymir Zelensky në lidhje me situatën jashtëzakonisht shqetësuese në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia. Rusia duhet të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit dhe të lejojë akses të papenguar për shërbimet e urgjencës në termocentral.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *