Një person i armatosur ka hapur zjarr mbrëmjen e së dielës në Toronto të Kanadasë. si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të vrarë dy persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.
Një nga viktimat ishte një grua e re, ndërsa personi i lënduar në mënyrë kritike në sulmin në lagjen Greektown të Torontos është një vajzë 8 apo 9 vjeçe.
I dyshuari për sulmin është një 29 vjeçar, që pati një shkëmbim zjarri me oficerët e policisë para se të gjendej i vdekur pranë vendngjarjes.
Motivi për sulmin është ende i paqartë dhe policia nuk e ka identifikuar të dyshuarin.
Në një video që qarkullon në mediat kanadeze, shihet një burrë i bardhë që mban një kapele dhe veshje të errët, me një qese në sup. Ai shihet teksa ndalon në një trotuar dhe nxjerr një pistoletë para se të qëllojë drejt turmës.
Andreë Mantzios kishte pirë kafe me miqtë kur dëgjoi të shtëna dhe u kthye për të parë të armatosurin që po vinte drejt grupit të shokëve të tij.
“Ai kishte shprehje të tmerrshme në fytyrën e tij”, ka thënë Mantzios për Toronto Globe.
Njeriu i armatosur ka gjuajtur drejt një turme njerëzish që prisnin të kalonin në rrugë, tha më tej ai.
“Pastaj një zonjë u përpoq të vraponte dhe ajo u rrëzua. Ai u kthye dhe gjuajti drejt saj dy ose tri herë”.
Kryeministri Justin Trudeau i dërgoi ngushëllimet e veta viktimave dhe qytetit me një postim në Tëitter, ndërsa kryetari i bashkisë së Torontos, John Tory, dënoi sulmin “e neveritshëm” ndaj “njerëzve që po shijonin mbrëmjen e së dielës”.
l.h/ dita
