Personi i ndaluar me dyshimin për sulm terrorist, pasi përplasi makinën e tij në “Westminster”, tashmë e ka një emër dhe sipas burimeve qeveritare britanike quhet Salih Khater.
29-vjeçari nënshtetas britanik, por emigrant i ardhur nga Sudani, po merret ende në pyetje nga policia në Londër. Policia ka ndërmarrë kontrolle në tri adresa në Birmingham dhe Nottingham, në vazhdën e hetimit ndaj sulmit të një dite më parë.
Tri persona u plagosën, pasi mjeti i drejtuar nga sudanezo-britaniku goditi çiklistët dhe këmbësorët gjatë orëve të pikut të lëvizjes, mëngjesin e së martës.
Automjeti tip Ford Fiesta, ngjyrë gri metalizato, u përplas më pas me barrierat e jashtme të sigurisë së Parlamentit, pak përpara orës 7:40.
I dyshuari nuk besohet gjithsesi të ishte një person nën mbikëqyrjen e shërbimit sekret MI5 apo policisë antiterror, por njihej si person problematik nga policia lokale. Ai nuk bashkëpunoi me oficerët pas arrestimit të tij, njofton “Scotland Yard”.
o.j/dita

Keshtu eshte kur i thoni jo emigranteve europiano-lindore dhe po kamikazeve qe vershojne nga afrika e arabia. E qelbet UK aq shume sa tani duket sikur je ne bangladesh a irak
Cka do mbjellesh do korresh