Sulmi në xhami, 29 të vrarë dhe 63 të plagosur

Gazeta Dita

Një zyrtar spitalor afgan tha se të paku 29 persona mbetën të vrarë dhe 63 të tjerë u plagosën,  nga një sulmues vetëvrasës në një xhami në qytetin Herat në Afganistan.

Autoritetet thanë se mbrëmë një sulmues vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij para xhamisë Jawadia në qytetin Herat.

Tolo-TV ka raportuar se sulmuesi i dytë me armë, po ashtu, kishte hapur zjarr kundër besimtarëve myslimanë, që ishin brenda xhamisë në kohën e eksplodimit.

Aksush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *