Koncerti i Ariana Grandes në Manchester Arena, Angli, është kthyer në një tmerr të vërtetë pasi mbi 22 persona kanë humbur jetën e dhjetra të tjerët janë janë plagosur si pasojë e disa shpërthimeve brenda ambienteve të arenës.
Ndonëse as në makthet e saj më të mëdha nuk e kishte menduar që koncerti do kishte këtë përfundim, Ariana Grande nuk gjen dot fjalë për gjithçka ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme, në Manchester Arena në UK.
“Jam e shkatërruar. Nga thellësia e zemrës, ju kërkoj falje. Nuk kam fjalë”, ka shkruajtur Grande në Twitter.
