Sulmi terrorist, rritet bilanci i viktimave

Elton Tafaruci
NEEDS VERIFICATION BEFORE RUNNING Pictures supposedly from Istanbul airport From social media, sources unknown

Pamjet nga momenti i shpërthimit

Shkon në 41 persona numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit, mbrëmjen e së martës, 28 qershor 2016.

Nga shpërthimet kamikaze kanë mbetur të plagosur mbi 239 persona të tjerë.

Zyrtarët thanë se në mesin e të vrarëve janë 13 shtetas të huaj, 3 prej tyre me kombësi të dyfishtë.

Nga viktimat me kombësi të huaj, 5 janë nga Arabia Saudite, 2 nga Iraku,1 nga Kina, 1 nga Jordania, 1 nga Tunizia, 1 nga Uzbekistani, 1 nga Irani dhe 1 nga Ukraina.

“Tre sulmues vetëvrasës me kombësi të huaj kanë kryer sulmin”, tha guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.

Një nga sulmuesit hodhi vetën në erë në dalje të aeroportit, një zonë e ngarkuar me njerëz që presin transportin. Dy sulmues të tjerë besohet të kenë provuar të hyjnë në terminalin e mbrojtur nga policë të armatosur dhe detektorë me rreze X.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *