Sulmohen dy turiste, u hedhin acid në fytyrë

Gazeta Dita

Dy turiste amerikane janë sulmuar nga një person i panjohur, i cili u ka hedhur acid në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur sot (17 shtator) jashtë stacionit të trenit në Marsejë, Francë.

Vajzat e moshës 20 dhe 21 vjeç po udhëtonin së bashku me dy persona të tjerë midis Marsejës dhe Parisit kur u sulmuan me acid klorhidrik, që u ka shkaktuar djegje të rënda në fytyrë.

Dy turistet u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjeksore ndërsa një 41-vjeçar është arrestuar nga policia.

Mendohet se ky sulm nuk është i lidur me terrorizmin

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *