Një makinë është përplasur në portën e ambasadës ruse në kryeqytetit rumun, Bukuresht, duke shpërthyer në zjarr dhe duke vrarë shoferin, tha Policia.
Sipas policisë në Bukuresht, makina u përplas në portën e Ambasadës rreth orës 06:00 sipas kohës lokale, më 6 prill, por nuk arriti të hyjë brenda kompleksit të ambasadës.
Zjarrfikësit arritën që ta shuanin zjarrin, por shoferi i makinës vdiq në vendin e ngjarjes, thanë autoritetet përmes një deklarate.
Videot e postuara pas incidentit tregojnë makinën e përfshirë nga zjarri, teksa personeli i sigurisë shihej duke vrapuar.
Ende është e paqartë nëse ky ishte një aksident apo makina u përplas qëllimisht. Policia tha se po hetonte incidentin dhe nuk publikoi identitetin e shoferit.
Në javët e fundit, disa ambasada ruse në shtete të Evropës kanë qenë cak i protestuesve të zemëruar, pas nisjes së luftës të paprovokuar të Moskës në Ukrainë. / REL
BREAKING:
Someone just crashed a car into the gate of the Russian Embassy in Bucharest, Romania.
1 person confirmed dead. pic.twitter.com/O40fLuab1f
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 6, 2022
j.l./ dita
