Sulmohet e grabitet Katedralja e Korçës

Dita

Katedralja e Korçës është sulmuar dhe grabitur gjatës natës nga disa persona ende të paidentifikuar.

Raportohet se grabitësit kanë thyer derën kryesore, si dhe kanë dëmtuar disa nga ambientet e brendshme. Ata kanë arritur të thyejnë edhe arkën e parave të mbledhura për bamirësi.

Personat që kanë kryer këtë akt, dyshohet se janë fshehur brenda ambienteve të Katedrales gjatë shërbesës së të dielës dhe kanë shfrytëzuar natën për ta grabitur.

Ky nuk është rasti i parë kur Katedralja e qytetit juglindor bie pre e grabitjeve apo edhe e zjarrvënies.

s.a/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Asnjë koment ? Nejse, këshilloj të vendosen kamera jashtë e brenda kishës. Shteti e ka treguar më së miri se kur bëhet fjalë për objekte kulti të ortodoksëve, nuk e ve ujin në zjarr edhe kur ato objekte janë monumente të trashëgimisë kulturore me rëndësi të vecantë. Një dorë e zezë vepron në Shqipëri e kërkon të zhduk një pjesë të identitetit tonë kombëtar.

      • Pse ‘idiot’ ? Ke ndonjë gjë për të shkruajtur rreth artikullit apo thjesht se përmenda ortodoksët duhet që të më ofendosh ? A e di sa kisha ortodokse janë grabitur e shkatërruar nga themelet këto 28 vite të demokracisë ? Edhe vendosja e Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse mendoj se ishte një vepër e ‘dorës së zezë’ që përmenda më sipër sepse donin të identifikonin ortodoksët shqiptarë si grekë. Por edhe njëherë : ky është mendimi im, nëse nuk të pëlqen parashtro edhe ti mendimin tënd e leri të tjerët të gjykojnë e jo të më ofendosh nga që nuk mendoj njësoj si ty !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *