Një i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Cërrikut, është sulmuar nga disa persona gjatë orëve të natës.
I sulmuari është shtetasi Erjon Baha, kushëri i kandidatit të opozitës në këtë bashki, Qamil Boja.
Baha është sulmuar në momentin kur ndodhej në mjetin e tij nga një grup personash, që dyshohen si aktivistë të LSI-së.
Ai është shoqëruar drejt spitalit të Elbasanit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë, një ditë më parë, pre e dhunës ishte edhe nipi i kandidatit të PD-së në këtë Bashki.

çfare i keni keto lajme pa kuptim?
sulmohet kusheriri… po ne tere shqiperia po ti biem avash avash dalim kusherinj.
Pastaj thoni dyshohet se jane te LSI… po nqs dyshohet pse e jepni lajm? Prisni te vertetohet pastaj shkruajeni lajmin…
Po le te sulmohen .. ore! Te PD – se jane!
un mendoj se keto pun i ben PD. se te majtes ne pushtet ska interes te nddhin apo te prishen zgjedhjet .kjo i intereson vetm te djadhts .