Mëngjesin e ditës së djeshme, në zonën e ish-Bllokut, pranë rrugës” Brigada e VIII”, lokali i futbollistit Lorik Cana është parë me xhama të thyer dhe vazot e luleve të copëtuara. Punonjësit e këtij ambienti teksa kanë shkuar në punë si zakonisht, nuk kanë gjetur pamjen e përhershme, por… diçka kishte ndodhur. Lokali tërhiqte vëmendjen e kalimtarëve, në hyrje të të cilit gjendej një grumbull i madh xhami në shkallët e tij.
Ne u interesuam, për të kuptuar më shumë se çfarë kishte ndodhur me pronën dhe biznesin e yllit të futbollit shqiptar. Në kontakt me punonjësit e këtij ambienti mësuam se, një makinë kishte tentuar të futej në brendësi të lokalit. Sipas informacioneve tona, personi i cili drejtonte automjetin ishte në gjendje të dehur, ai ka humbur kontrollin e makinës dhe në këtë mënyrë ka thyer fasadën prej xhami të lokalit. Ish-Blloku është një nga zonat e “zgjuara” të Tiranës, aty ku edhe jeta e natës arrin kulmin e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit kur Kozma Cicit i ka dalë nga kontrolli automjeti tip Opel Astra dhe ka përfunduar mbi trotuar duke dëmtuar vetratat e vinotekës së Canës. Ndonëse Cici nuk pësoi plagë të rënda nga aksidenti, ai është arrestuar nga policia për drejtim të automjetit në gjendje të dehur ku edhe rezultoi pozitiv në testin kundër alkoolit.
Lokali
Përveç futbollit, Loriku ka nisur të merret edhe me biznes. Ky dyqan verërash franceze në Tiranë është hapur dhe ka patur inaugurimin e tij në fund të vitit 2012. Ai është një pijetar i mirë i verërave, kështu që ka preferuar ta sjellë këtë pije origjinale franceze në zonën e ish- Bllokut. Ndërkohë, më herët kemi mësuar se ky është një vend i rrallë në kryeqytet, më saktë është një ambient për të shijuar pijen e verës, nuk funksionon si një vend më shumë tavolina, por maksimumi tre.
Që do të thotë, nuk është për klientel të zakonshme, por për njerëz të cilët kërkojnë dhe janë të pasionuar pas verës. Në të gjenden më shumë se 76 lloje verash nga vende të ndryshme të botës, me çmime 800-19 mijë lekë shishja. Aksionari kryesor i lokalit është Agim Cana, i ati i Lorikut. Nëse do të pish diçka, e cila pa diskutim do të jetë verë franceze, duhet të prenotosh më parë dhe i gjithë lokali është i yti dhe i miqve të tu.
Në qershor kemi dasmë
Sipas të gjitha gjasave, Lorik Cana do të lidhë kurorë në qershor të këtij viti me të dashurën e tij italiane, Monika. Një gjë të tillë e konfirmoi një ditë më parë babai i kapitenit të Kombëtares sonë, Agim Cana, në një intervistë për mediat italiane, por e ka pohuar me goxha batuta edhe vetë Loriku. Kombëtarja shqiptare është grumbulluar në Durrës para ndeshjes miqësore me Maltën, e cila u zhvillua dje në stadiumin “Niko Dovana”. I pyetur gjatë konferencës për shtyp nëse ai kishte ndjekur thjesht shembullin e ish-kapitenëve, Altin Lala dhe Erjon Bogdani (edhe këta të martuar me vajza italiane), Loriku u përgjigj: “Nuk bën mirë me prish rregullin, apo jo… Jam drejt asaj rruge dhe shpresoj të jem aq i lumtur me të dashurën time, sikundër janë edhe ata (Lala dhe Bogdani)”, ka thënë Cana.
Goli i së dielës dhe media
Një gol për t’u mbajtur mend gjatë. E diela nuk ishte vetëm mbrëmja e çmimeve Oscar, por edhe mbrëmja e Lorik Canës, emri i të cilit nuk mungon në disa nga mediat kryesore të Gadishullit Apenin. Kryevepra që mbajti larg telasheve skuadrën e Lazios, rezultoi edhe vendimtare për fatin e takimit që rikthen në lojë për një vend në Europa League skuadrën bardhekaltër. Në këtë mënyrë, goli i kapitenit kuqezi gjen një hapësirë të madhe edhe në mediat e shkruara të cilat nuk i kursejnë elozhet për mesfushorin. “Cana alla Messi” shkruan “Corriere dello Sport” sipas së cilës, goli i shqiptarit vendosi fatin e takimit të luajtur në “Artemio Franchi”. Cana vlerësohet gjithashtu me notën më të lartë nga kjo gazetë. Me 7.5 vlerësohet paraqitja e lojtarit shqiptar, më mirë se kushdo tjetër në fushën e lojës. Një titull të veçantë zgjedh edhe e përditshmja torineze e cila luan me një lojë fjalësh duke vendosur fillimisht emrin e lojtarit kuqezi, të cilin e lidh me festën e Lazios në fund të takimit ndaj Fiorentinës. Nuk kursehet në elozhe edhe “Gazzetta Dello Sport” sipas së cilës, goli i kapitenit kuqezi është për t’u mbajtur mend gjatë. Në faqet e të përditshmes milaneze, Cana vlerësohet me notën 7, po as sa mesfushori argjentinas, Lucas Biglia. Një titull të veçantë këtij suksesi i rezervon edhe “Il Messagerio” që shkruan se Lorik Cana riktheu Lazion në garë për një vend në Europa League. Një natë magjike në tapetin e kuq, Lorik Cana fiton simpatinë e tifozerisë dhe shoqërisë bardhekaltër në një sezon ku gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur për skuadrën kryeqytetase.
Cana për familjen dhe Monikën
Pak kohë më parë, duke folur për mediat italiane, Cana ka bërë të ditur se është përshtatur menjëherë me realitetin e ri në kryeqytetin italian, edhe falë njohjes me të dashurën 25-vjeçare. “Me Monikën jemi njohur prej më shumë se dy vitesh. Ajo është studente për arkitekturë. Unë e dua shumë atë, jemi vërtet mirë së bashku. Asnjëherë nuk mund ta dish të ardhmen e një marrëdhënieje, por shpresojmë që lidhja jonë të vazhdojë në mënyrën më të mirë. Ajo është një vajzë spontane dhe përpiqet të përshtatet me rutinën time të futbollit. Është e vetëdijshme për nevojat e mia dhe më mbështet fort.
”Cana është çdo ditë atje, duke shkelmuar topin e futbollit, si në stërvitje dhe ndeshje zyrtare, çka i ka mundësuar të ndërtojë një forcë të konsiderueshme ekonomike, veçanërisht të rëndësishme për që të ndihmuar familjen e tij. Elementet e së kaluarës nuk janë për t’u nënvlerësuar, sepse vetë Loriku thotë se ka jetuar një fëmijëri jo pa vështirësi: “Unë jam me fat, sepse kam bërë diçka që lidhej me pasionin. Jam shumë i kënaqur që jam marrë me futbollin, sepse prej tij siguroj tashmë një jetë të lumtur, jo vetëm për veten, por edhe për familjen time: prindërit, vëllezërit e motrat, dhe gjyshërit.
Me kalimin e kohës të duhet të mendosh edhe për krijimin e familjes tënde. Futbollistët janë shumë të zënë në fakt, ndaj nuk mund t’i gëzojnë sa duhet avantazhet që të jep jeta. Personalisht jam i përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme të mirë, por kurrë nuk do ta harroj dashurinë e familjes, e cila më qëndron shumë afër: “Unë u rrita me gjyshen time, e cila më mësoi të gatuaj shumë gjëra. Kam qenë shumë i shëndetshëm si fëmijë. I dua shumë pjatat tradicionale që gatuhen në Kosovë. Ne kemi punuar si një ekip në familje, ndaj edhe kemi bërë përpara,” tregon “luftëtari” me zemër të art.

KUTJ I PLASI SE U THYEN XHAMAT KETIJ SHQIPTARO-KOSOVARIT!!!KA PLOT HALLE TE TJERA SHQIPERIA !!!
jo more “shqiptar” se duhet te na plasi per te gjithe ne perfshi edhe lorikun qe eshte me shqiptar sesa ty qe vetem emrin e ke te tille. Personalisht mendoj se shkaqet jane dy ose nga konkurenca ose nga deklarimi i tij se do te luaje vetem per ngjyrat kuq e zi dhe qe eshte pritur keq nga disa media dhe grupe te caktuara ne Kosove. ky i dyti duket me real.
Loriku- krenaria Kuq e Zi
Uroj te kete qene thjesht nje ngjarje ordinere, pa qellim per tu hakmarre ndaj Lorik Canes.
Por ne qofte se kjo ngjarje, ka lidhje me Lorikun, atehere me duhet te them, se personi qe ka sulmuar lokalin e Lorikut, eshte thjesht nje vandal serbofil.
Lorik Cana, eshte shqiptari qe nderon ngjyrat Kuq e Zi dhe na ben edhe ne krenare me performancen e tij.
Ky ben rolin e Lales,Babes,Donit,Lale Krosi,babe Myslymi,Don Gennaro!Kapiteni i kombit! Luj futboll, or Cane ,ajo eshte detyra jote!
Cana eshte djali me patriot i kombetares, BRAVO.
Po pse o Bilal na e krahason me personazhete njohur e te panjohur !! Sejcili nuk esht klon i i tjetrit por perfaqeson vehten ashtu si dhe ti me kte lloj “keshille” qe po i jep! Loriku na nxjer mall shqiptaresh te vertet kuq e zi e e jo kushdo, qe ka kte zemer e mendje, ka rastin e mundesin ta perciell tek gjith shqiptaret ! Ai na prek me respektin e dashurin e tij per kte ngjyr aq te bukur qe perfaqson atdheun ton e kjo do e bej te respektushem e te dashur edhe kur ta ket len futbollin ! Jeto te lesh nje emer te nderuar e jo te dhier o Bilal e kjo esht nje “detyr” shum e lart qe jo te ter e bejn……….
Nje thyerje xhamash lokali, nuk eshte gje tjeter, vec paburreri dhe shfryrje dufi ne menyre feminore. Por, sinjali eshte i qarte. Ai, apo ata qe vepruan ne kete menyre, nuk jane thjeshte pijanece ne timon, por kundershtare te mirefillte te idese se Lorikut per “Nje komb – nje Kombetare”. Ndodhi pikerisht kur shqiptari i mirefillte Lorik Cana perseriti kete deklarate ne prag te ndeshjes se pare miqesore te perfaqesueses kosovare. Jane ata qe, nepermjet aktit “adoleshent” te thyrjes se xhamave, te thyejne edhe shpirtin e nje prej figurave me karizmatike qe haptas lufton per afrimin e pashmangshem te Kosoves me Shqiperine deri ne bashkimin perfundimtar me atdheun meme. Kam besim se pjekuria dhe intelekti i Lorik Canes do te trumfoje mbi keto shantazhe burracake te personave te tille.
KOSOVARET PO KERKOJNE TE BEJNE LIGJIN EDHE NE SHQIPERI !. SHTET STOP KRIMINELEVE NGA KOSOVA EVIDENCONI KOSOVARET ME PRECEDENT PENAL DHE “NON GRATA” NE SHQIPERI NE E PAME SE SI JU KUNDERVUNE “AKADEMIKET KOSOVARE”, AKADEMIKEVE SHQIPTARE.KETA ENDE NUK JANE SHKEPUTUR NGA SERBET.EDHE VRASJET ME PAGESE< DYSHIMET ME TE MEDHA PER TA JANE.
KUSH E NDJEN VETEN SHQIPTAR ESHTE I LIRE TE BEJE QEJF NE SHQIPERI SE ESHTE VENDI I TYRE.
Reklama eshte me me vlere se demi qe u shkaktua.Besoj se edhe une si “pijedashes”do ta gjej per nje gote vere franceze.
Nuk eshte problem ajo thyerje xhamaSh per Lorikun, por eshte turp nese eshte bere me qellim, SEPSE QUHET VANDALIZEM. LORIKU ESHTE SHQIPTAR I MIRE, FUTBOLLIST I MIRE DHE DJALE I MIRE. I GJITHE KOMBI SHQIPTAR DUHET TE KRENOHET ME TE.
Pak lindin nenat Shqiptare djem si Lorik cana
Zoti mallkoft hajduat drogistat dhe co shqiptar si meret me pun te pista kurr mos dalshin burgut lete cofin ne burgje
lori eshte fierte per te gjithe ::::por disa xheloza qe nuk duan familjet e tyre dhe jane xheloza nga loriku ::bejne dhe mund te flasin vetem idiotizma :::::bravo cana continue combeca et n ecoute pas des cons qui ne sont pas albanais :::
ESHTE VECSE NJE PORDHAC!!!SHQIPTARET JANE TE THJESHTE!!!
Pse ore Mark Toma cfare ka me shume nga ty dhe mua e shume te tjer Loriku,pervec parave?A po ka nje tato shqiponje ne krahe,ai nuk eshte me shume shqiptare se miliona te tjere.
KUSH GUXON TE PREKI ME DORE LOKALIN E LEGJENDES SHQIPTARE TE FUTBOLLIT.
LORIK CANA ESHTE KRENARIA E CDO SHQIPETARI…
Gazetarja qe ka bere shkrimin eshte nje gazetare profesioniste, e njoh shume mire, brenda ne shkrimin e saj ishte gjithshka e vertete por titulli ishte shume intrigant, e kuptoj ne keto raste veprojne kryeredaktoret qe vendosin titullin vete per te shitur gazetat, qe ngjarja ishte thjeshte nje aksident nga nje njeri i papergjegjshem dhe i pire nuk ka dyshim, se dhe me llogjike nuk mundet qe nje njeri te jete aq i cmendur sa te shkoje me nje shpejtesi dhe te perplaset me shkallet prej mermeri te nje dyqani dhe te rrezikoje jeten e tij dhe te arrestohet nga policia…por titulli e paska bere efektin saqe te gjithe njerezit kane nge dhe japin lloj lloj versionesh….duket qe njerezit nuk dine te lexojne dhe skane nerva te shohin shkrimin deri ne fund, kane lexuar vetem titullin dhe bazohen vetem ne te….
Kaq jemi marrosur sa shfryhemi vend e pa vend. Loriku eshte nje shqiptar i mire, lojtar dhe shembull suksesi, kemi pak te tille dhe keto duam ti perdhosim. Cmenduri dhe turp.
shum tema pa lidhje ne nje artikull te vetem. i coroditet fare njerezit, s’din si t’ju pergjigjen, ‘te indinjuar’ per lokalin e Canes, ‘te kenaqur’ qe u fejua apo qe as ua ndjen fare.
Per korrektese ne kryeartikull “SULMOHET” duhej te ishte ne thonjza.
Jo nuk duhej te ishte me thonjza, nuk duhet te ishte fare ai titull, fjala duhur eshte demtohet sepse ishte nje aksident sic po ndodh cdo dite neper rruget e Shqiperise, me dhjetera makina po bien ne lumin e Tiranes “Lane” apo perplasen neper peme nga njerezit e dehur, por jo u sulmua sepse fjala sulm eshte me dashje, njerezit kane menduar qe eshte sulmuar qellimisht vetem nga ky titull dhe nje gazetare qe eshte paraqitur ne dyqan e ka marre pergjigjen edhe nga punonjesit edhe nga security qe ishte pa qellim nga nje njeri I dehur….duhet me shume korrektesi kur behet fjala per nje lajm te tille!