Sulmohet me thikë shqiptari, mister shkaqet

Leda Hysa

Një shqiptar është sulmuar me thikë nga dy persona jashtë një lokali në Olbia të Italisë.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u dërgua me urgjencë në spital. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën shkruian Klan.

Ndërsa dy agresorët u arratisën, por u arrestuan nga policia disa orë pas ngjarjes. Njëri prej tyre është gjithashtu shqiptar, i cili është personi që qëlloi me thikë.

Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tij.

Shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta.

Policia italiane është duke hetuar nëse bëhet fjalë për një grindje të çastit mes tyre apo konflikte të tjera.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *