Sulmohet me vezë Albin Kurti

Ornela

Durimit të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave duket se i ka ardhur fundi.

Në shenjë proteste, ata qëlluan me vezë Albin Kurtin. Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar votën kundër ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.

Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë u mblodhën para kuvendit, pak para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, ku ishte parashikuar të votohej marrëveshja për kufirin.

Protestuesit i bënë apel deputetëve të votojnë demarkacionin, me qëllim që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave.

Ata u shprehen se nëse projektligji nuk votohet, liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë asnjëherë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • ore se nuk po merret vesh por nese kosova humb territor eshte palacollek te qellosh me veze e protestosh per liberalizimin e vizave! Boll troje kemi humbur, dale se me vone do behet demarkacioni me serbine dhe do kete prape avaze. jo per gje por dhe politikani pastaj thote, e cme duhet mua te behem shembull kur vete qytetari nuk e rruan. ky vetem qytetar nuk qenka, goxha burre leshon vezra!

  • Pra , që kosovarët të mund të lëvizin pa viza nëpër Europë , duhet që të paguajnë . bile jo me të holla , as me flori , por duke i dhuruar hijenave sllave trojet e tyre ! . Nuk i mjaftojnë Malit të Zi , që mbi gjysmën e teritorit që ka sot , e ka si dhuratë europiane , të grabitur nga trojet shqiptare . Europa , jo vetëm nuk është penduar , që ka lënë jashtë shtetit shqiptar gjsmën e shqiptarëve etnikë , por vazhdon sërisht kursin e vjetër , për ta përdorur si monedhë tregu .
    Krejt sllavët , grekët , europianët , bile edhe amerikanët , i hidhen në fyt çdo shqiptari , që guxon të përmendë ndonje problem shqiptarësh jashtë kufijve shteterore dhe , me arrogancë e brutalitet , i kercenojnë se janë duke kërkuar “Shqipërinë e Madhe ” . Kurse për çdo klithmë serbe e greke ndaj nesh , zenë veshët të mos dëgjojnë , bile as të mos përmendet emri çam , apo Çamëri , sepse i shkojne drithma hijenave greke .Per ndryshe , Shqipërisë nuk i hapet porta auropiane .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *