Sulmohet me vezë një ditë pas përurimit mini-biblioteka e Prishtinës

Leda Hysa

Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe Libraria Dukagjini dje përuruan mini-bibliotekën e parë në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

Ende pa kaluar 24 orë nga hapja e saj zyrtare, persona ende të panjohur kanë hedhur vezë në drejtim të saj.

Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe Libraria Dukagjini u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos keqpërdorin mini-bibliotekat dhe të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë mini-bibliotekat dhe t’i njoftojnë për çfarëdo parregullsie në raport me mini-bibliotekat.

“Mini-bibliotekat do të ndërtohen dhe edhe nëse rrënohen ato do të rindërtohen, derisa rrënuesit të bëhen lexues”, thuhet në reagimin e Organizatës ETEA, Kuvendit të të Rinjve të Prishtinës dhe Librarisë Dukagjini.

Ndryshe, së shpejti do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së mini-bibliotekës në lagjen ‘Ulpiana’.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Poeti i madh gjerman Henrik Hajne qysh shekuj para ka profetizuar:
    Ata qe djegin libra,me vone do djegin dhe njerez.
    Dhe keshtu ndodhi lur erdhi Hitleri ne fuqi.
    Uroj qe te mos ndodh kjo dhe ne Prishtine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *