Sulmohet nga hakerat faqja e Avokatit të Popullit

anazapta

Sulmohet nga hakerat faqja e institucionit të Avokatit të Popullit. Një grup i quajtur Islamic Ghosts ka sulmuar faqen në internet www.avokatipopullit.gov.al të Avokatit të Popullit. Në faqen zyrtare të AP, prej disa orësh është bllokuar çdo publikim dhe e vetmja gjë që shfaqet nëse klikon në të, është emri i grupit të hakerave dhe mesazhi “To be or not to be” (Të jesh apo të mos jesh). Institucioni i Avokatit të Popullit bën të ditur se do t’i drejtohet prokurorisë me një kërkesë për të nisur hetimet mbi këtë rast.  avpo

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *