Momente terrori në “Jeffreys Bay”, brigjet e Afrikës së Jugut ku po zhvillohet Kampionati Botërori i Sërfit.
Tri herë kampioni i botës në këtë sport, australiani 34 vjeçar Mick Fanning i ka shpëtuar për mrekulli sulmit nga dy peshkaqenë teska ishte në ujë. Ai po përgatitej të kapte dallgën e duhur dhe të niste garën kështu kundër patriotit të tij, australianit Julian Wilson në finalen e madhe të këtij sporti.
Por pikërisht në këto momente ndërhyjnë edhe peshkaqenët. Njëri nga ata, kishte kapur litarin që lidh sportistin me tavolinën e sërfit duke e zhytur atë në ujë. Mes ulërimave edhe goditjeve që i jepte peshkaqenit, sërfisti arrin të çlirohet. Ai u rrethua menjëherë nga rojet e sigurisë që shkuan për ta ndihmuar.
Në pamje duket vetëm njëri nga peshkaqenët që kryen sulmin por vetë Mick Fanning u shpreh se në ujë ishin dy të tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=5K2oXqCalsE
