Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dyshuarin për sulmin me acid ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni. Drejtori i Policisë së Vlorës ka dalë në një konferencë për shtyp duke dekalruar se i dyshuari është 25-vjeçari Nertil Zotaj i cili është dënuar nga kjo gjyqtare për vjedhje. Pakënaqësia për vendimin e dhënë mësohet të ketë qenë edhe shkaku për reagimin e të riut ndaj gjyqtares.
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni u spërkat me acid mëngjesin e 16 janarit, ndërsa doli nga shtëpia dhe ishte nisur për në punë rreth orës 9:00. Nga spërkatja me acid ajo pësoi dëme në pjesën e syrit dhe gojës. Ngjarja e ndodhur solli reagimin e strukturave më të larta të gjyqësorit si Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Kjo Mishgjoni dhe te tjere shtetare thane se acidi nuk u perdor per arsye qe kane lidhje me detyren???!!!