Sulmuan izraelitët, vriten 5 palestinezë

redaktor

Pesë palestinezë, tre prej tyre adoleshentë janë qëlluar për vdekje, pasi u përpoqën për të sulmuar forcat e sigurisë izraelite.

Sipas zyrtarëve izraelitë, një tjetër adoleshente është plagosur rëndë. Asnjë izraelit nuk është lënduar nga ky incident i ndodhur.

Në incidentin e parë të ndodhur gjatë së dielës, ushtria izraelite bëri me dije se 2 djem kishin qëlluar më gurë drejt makinave në Jenin.

Por, kur një patrullë mbërriti në vendin e ngjarjes njëri prej tyre hapi zjarr. Ushtarët qëlluan dhe vranë dy palestinezë, të cilët mendohet se ishin 15 vjeç.

Më shumë se 160 palestinezë, shumica e tyre agresorë dhe 26 izraelitë janë vrarë që nga tetori i vitit që lamë pas.

Palestinezët janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat izraelite apo edhe gjatë demostratave të ndryshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *