Sulmuesi i Liveproolit, Daniel Sturridge, është shprehur i gatshëm për ndeshjen kruciale për titull ndaj Chelseat të dielën.
Anglezi është kthyer në ekipin e The Reds, pas lëndimikt që e ka lënë atë jashtë prej 13 prillit.
“Shpresoj se do të jem në fushë këtë fundjavë. Unë jam i gatshëm për Chelsean. Nuk jam i sigurt nëse trajneri do të më vë në lojë. Duhet të shohim e të presim”, ka thënë Sturridge.
