Sulmuesi i njohur hap ‘dritën jeshile’ për t’u transferuar tek Interi

Leda Hysa

Dita e hënë ka nisur me një lajm të bukur për tifozët e Interit.

Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport” sulmuesi i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan tashmë i ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me Interin.

Drejtues të zi-kaltërve janë duke punuar për të arritur një marrëveshje me agjentin e tij Mino Raiolan.

Armeni pritet të largohet nga United në formë huazimi ose në mënyrë të përhershme.

Sipas raportimeve të fundit nga Anglia thuhet se Mkhitaryan e dëshiron një transferim në “San Siro” por tashmë pritet vetëm të bien dakord për detajet e kontratës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *