Karim Benzema, sulmuesi i kombëtares së Francës, por edhe i Real Madridit, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmi është bërë nga klubi madrilen, nëpërmjet një deklarate në faqen e tij zyrtare: “Real Madrid CF njofton që lojtari ynë Karim Benzema ishte pozitiv në Covid-19,”- thuhet në të.
Natyrshëm, që sulmuesi, sipas protokolleve mjekësore është karantinuar, kohë e cila do të jetë në vartësi deri sa tamponët e radhës të dalin negative.
o.j/dita
