Sundimi i ligjit në Shqipëri, kriter kyç për integrimin në BE

Bora Basholli

Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë dhe ai për Liritë Civile në Parlamentin Evropian, mbajtën një seancë dëgjimore të përbashkët mbi progresin e bërë dhe sfidat me të cilat përballen vendet kandidate për të përmbushur kriteret bazë për tu bërë anëtarë në Bashkim Evropian.

Gjatë seancës dëgjimore  e cila u zhvillua në Bruksel, pati ndërhyrje nga Christian Denilsson nga Komisioni Evropian, Presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio dhe vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, nënvizuan se korrupsioni i gjithë përhapur në gjyqësorin shqiptar e kishte  të nevojshme një ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut.

Përpara se të bëhen anëtarë, vendet kandidate duhet të përmbushin të ashtuquajturat ‘Kriteret e Kopenhagenit’, të cila përshkruajnë rregullat bazë që duhet të përmbushë një vend kandidat për tu anëtarësuar.

Është një fakt që Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi sundimin e ligjit,” deklaroi gjatë fjalës së tij Christian Denilsson, drejtor i zgjerimit në Komisionin Evropian.

Kjo është një kërkesë politike edhe e qytetarëve të Ballkanit, të cilët duan të jetojnë në vende ku sundimi i ligjit është i fortë, korrupsioni është çrrënjosur dhe sistemi i drejtësisë është i pavarur dhe eficent,” shtoi ai.

Për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kërkesat e qytetarëve, Shqipëria u bë vendi i parë në klubin e vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor që ndërmori tre vjet më parë një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë. Shqipëria u njoh si një vend potencial kandidat në BE në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në. Në vitin 2014-të, Tirana u bë zyrtarisht një vend kandidat, por hapja e negociatave me Brukselin ka mbetur peng e rezultateve të dobëta në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vitin e shkuar Komisioni Evropian dha një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me Tiranën, por Këshilli i BE-së e shtyu vendimmarrjen mbi për Shqipërinë në qershor 2019, duke nënvizuar nevojën për tu fokusuar tek reformat që adresojnë problemet strukturore me sundimin e ligjit.

Sipas Denilsson, neni 49  i Traktatit të BE-së, shprehet se vendet kandidate duhet të përmbushin detyrimin e vendeve anëtare për të promovuar vlerat e përbashkëta të unionit, ku përfshihet dhe sundimi i ligjit – një fushë që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë akoma shume punë për të bërë.

Disi progres është arritur, por asnjë nga partnerët tonë në rajon nuk është afër arritjes së kritereve për anëtarësim dhe në disa prej tyre ne kemi parë stacion dhe hapa mbrapa,” tha ai.

Nga tre institucionet e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka funksionin të dyfishtë – si trupë hetuese dhe një formë gjykate e shkalles së parë për subjektet e rivlerësimit. KPK ka  4 trupa komisionerësh të përbërë nga 3 anëtarë. Në fund të hetimit administrativ, KPK i ndan gjetjet me subjektin e rivlerësimit dhe i kalon barrën e provës, në qoftë se ka pasur probleme të identifikuara nga procesi hetimor. Subjekti i hetimit më tej ftohet të japë argumentet dhe provat e tij për t’iu përgjigjur gjetjeve të hetimit. Në fund të procesit KPK vendos për konfirmimin ose shkarkimin nga detyra të subjektit.

Komisionerët Publik përfaqësojnë interesin publik dhe mund të apelojnë vendimet e KPK-së në Kolegjin e Apelimit, pas rekomandimit të ONM-së ose ex-officio. Kolegji i Posaçëm i Apelimit përbëhet nga 7 gjyqtarë me një mandat 9 vjeçar dhe ata janë anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Për të monitoruar procesin e vetingut, komuniteti ndërkombëtar ka dërguar Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, të përbërë 8 vëzhgues ndërkombëtar dhe një staf mbështetës prej 60 personash. Vëzhguesit e ONM-së janë të përfshirë në të gjitha fazat e vetingut. Në fazën e hetimit, anëtarët e ONM-së kanë takimi bilaterale me trupën e KPK-së. Jabocs nënvizon se edhe pse ONM nuk e drejton procesin hetimor ndaj subjekteve të vetingut, vëzhguesit ndërkombëtar e ndihmojnë hetimin.

Gjatë fazës hetimore ne mund të dërgojmë gjetje, opinione ose rekomandime, në qoftë se nuk jemi dakord me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit,” tha ai. “Ne jemi prezent gjithashtu në dhomë këshillimi, dhe edhe pse nuk marrim pjesë në debate, mbasi vendimi është marrë mund të nxjerrim një opinion kundërshtues,” shtoi Jacobs, duke shpjeguar rolin e ONM-së.

Deri tani KPK ka hetuar 111 subjekte, përfshirë gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë ligjore. Nga këto raste 48 subjekte janë konfirmuar, 46 janë shkarkuar, 18 janë apeluar, ndërkohë 17 subjekte të tjera kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk janë aty thjesht si figurantë, por në mënyrë aktive mund të kontribuojmë në proces dhe kemi qasje tek të gjithë të dhënat,” tha Jacobs.

Ky nuk është një proces vetingu që thjesht po gërvisht në sipërfaqe por një proces që po ndërhyn thellë,” përfundoi ai.

 

b.b/dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Ah pika Europes…kerkon nga nje vend qe nuk dine rregullin e trafikut ne rrethrrotullim, nje vende ku plehrat hidhen nga ballkoni, nje vend ku njerezit dhiten ne det, te zbatojne ligjet ?! Ehhhhh….

  • Ligji sundon ne Shqiperi! Ja fjala vjen, me ligj tani taksohen rrogat nga 30 mije leke e lart (me pare taksoheshin nga 40 mije leke e lart)! Me siguri ato te BE nuk e dine kete sundim te ligjit nga ky pushtet qe ne anen tjeter jep tendera 40 milion Euro firmave me dokumenta te fallsifikuara si p.sh ai i Unazes Re ku ish-ministri Gjiknuri “nuk dinte gje”.

  • Ketu ne Shqiperi eshte dhjere kushtetuta ,neni 181 i saj , shkelin me kembe ceshtjen e pronave Shifrat e statistikave te vrasjeve per ceshtje pronash ka kaluar mbi 8000 vte dhe ja ka kaluar diktatures komuniste ne numer.,Shqiperia eshte ne pikiate ,ju derdellisni te zbatohet ligji . E kuptoni cfare bejne cunat e Ramiz Alise te pardesy bardheve te Katovices. I bene corap ,per ti vjedhur per vehten e tyre ,e tani besoj se do ja hapni defteret ,ju te BE ketyre hajduteve qe kane vjedhur gjithe perlen e Bregdetit ,pa kriter dhe kane shkateruar e betonizuuar bregdetin .Ca me emra te trete ,ca me emrat e tyre e ca si Rama me emrin e Z Manes ,qe i ka vene nofken ” BILIONER ” Dhe ja ka dhene patishahu me 1 euro m2 ..Ah mi kasolle ku na mblodhe ..

    Mos beni ju ne Bruksel mbledhje ,per integrimin ne BE ,se keta anti Shqiptaret nuk po shikoni , e kane mendjen nga Rusi dhe jane kondra BE e kondra zhvillimit te shqiperise ..sjane aq naive ,nuk duan kontroll nuk duan transparence dhe e urrejne diktatin e ligjit te BE .Kane vjedhur aq shume sa po ti lepije qeni keta ,ngordh ..

  • Sundimi i ligjit fillon e mbaron me problemin e prones ne Shqiperi, deshtet s’deshtet jupa e zgidh kete pune si ka dhane Zoti nuk ka BE , edhe dihet se kush nuk do qe prona te shkoje tek pronaret: maffiozet qe kemi ne pushtet e qe jane pasuruar duke shitur e stershitur pronat e tjeterkujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *