Super Lacio, tronditet Milani (VIDEO)

Dita

Lacio ka bërë rikthim sensacional në ndeshjen ndaj Milanit, të cilin e mposht me rezultat 3:1 në Olimpiko.

Milani vazhdon serinë e humbjeve sërish. Rossonerët kanë pësuar humbjen e radhës nga Lacio, me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në Olimpiko.

Milani e mbylli pjesën e parë me rezultat 0:1 me golin e realizuar nga Jeremy Menez, të cilin e realizoi në minutën e katërt.

Por, në pjesën e dytë Lazio u rikthye fuqishëm. Ekipi roman përmbysi epërsinë e Rossonerëve me golat e realizuar nga Marco Parolo (47), Miroslav Klose (51) dhe Marco Parolo (81)

Në këtë takim, 90 minuta për Lazion ka luajtur edhe mesfushori kosovar, Lorik Cana, ndërsaportieri, Etrit Berisha, ishte në stolin e rezervave.

Pas kësaj fitore, Lacio është ngjitur në vendin e tretë në Serie A me 34 pikë të grumbulluara, ndërsa Milani tani gjendet në vendin e nëntë me 26 pikë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *