Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 17 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje.
Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Shqiponja e Zezë”, zhvilluar së fundmi në Romë, raportojnë mediat italiane. Policia shkatërroi një burim të rëndësishëm furnizimi me kokainë, e cila vinte nga Holanda.
Banda shqiptare, dyshohet se shpërndante lëndën narkotike në sheshet kryesore të Romës. Kokaina mbërrinte nga Holanda dhe shitej në Romë. Bazat e forta ë tregtimit ishin në San Basilio dhe Tor Bella Monaca. Në këtë operacion, janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kokainë dhe armë.
e.t./dita
