Super Shala shënon edhe golin e parë me Spartën

redaktor

Herolind Shala vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e re Sparta Pragë. Pasi ka dhënë asiste për të gjithë në çdo ndeshje miqësore, tani ka qenë radha që të shënojë me kampionin e Çekisë. Në ndeshjen miqësore mes Spartës dhe Dinamo Tbilisit e fituar 3-1 nga çekët, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur të shënojë golin e parë me skuadrën e re. 22-vjeçari shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të të ndeshjes. Talenti i Kombëtares shqiptare u transferua te kampionët e Çekisë duek ardhur nga skuadra norvegjeze ODD Ballklub, ndërsa mediat e atjeshme e kanë vlerësuar transferimin e tij si më të mirin të Spartës në vitet e fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *