1 ton e 200 kg drogë e llojit kanabis sativa janë bllokuar nga policia e Vlorës në një anije peshkimi. Superaksioni i mirorganizuar dhe në bashkëpunim me policinë kufitare ka bërë të mundur bllokimin e sasisë së madhe dhe anijes. Mendohet se droga kishte si synim kalimin drejt Italisë.
Për momentin ende nuk bëhen të ditura detajet të tjera, por policia e qarkut Vlorë ka lajmëruar se rreth orës 12:30 minuta do të ketë një konferencë për shtyp për të mësuar më shumë rreth këtij aksioni.
Leave a comment