Fiton pas tre vjetësh betejë me gjykatat më të forta ndërkombëtare. Fatjon Kapri, i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkatdhetarit të tij, në Londër, la dje qelinë në Skoci, ku ndodhej i burgosur. Korruptimi i gjykatave shqiptare, ishte arsyeja pse britanikët i dhanë të drejtë pretendimit të shqiptarit nga Elbasani. Për jurinë kjo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Gjykata Penale e Apelit në i Eidinburg të Skocisë, vendosi lirimin me kusht të Kaprit. Ajo vendosi që shqiptari të mos mund të dalë jashtë territorit të vendit, me asnjë mjet identifikimi dhe të mos mund të aplikojë për pasaportë. Me herët, më 10 korrik, për të njëjtën arsyetim, ku sipas Kaprit dhe avokatit të tij, Xhon Skot, gjykatat shqiptare janë të korruptuara dhe nuk japin gjykime të drejta, Gjykata Supreme në Skoci vendosi kundër ekstradimit të tij në Shqipëri. Fatjon Kapri u arrestua në Klasgou në vitin 2010, pasi ishte shpallur në kërkim, se 9 vjet më parë, në një park në Londër, kishte vrarë patriotin e tij, Ylli Pepa, pas një grindjeje me grushta. Kapri u dënua në Shqipëri me 22 vjet burg, ndërkohë që për ngjarjen e ndodhur në Londër, dëshmuan në gjykatën shqiptare edhe oficerë britanikë të Scot Land Yard. Në të dy rastet, si në seancën për ekstradimin, ashtu dhe në atë të lirimit, gjykatat argumentuan, se Gjyqësori mund të mos ketë marrë një vendim të drejtë, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
10 Korrik, Kapri i shpëtoi ekstradimit
Në këtë datë Fatjon Kapri i shpëtoi ekstradimit në Shqipëri falë faktit se gjyqësori shqiptar është i mbarë folur për keq. Gjykata Supreme hodhi poshtë një vendim për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku është dënuar në mungesë me 22 vite burg për vrasjen e një personi në Elbasan në vitin 2002. Por edhe pse është dënuar për vrasjen e Ylli Pepës, gjykatësit britanikë nuk kanë lejuar ekstradimin e tij, të bindur se gjyqësori në Shqipëri është i kalbur nga korrupsioni. Paneli me pesë gjyqtarë e mori vendimin pasi shqyrtoi një numër raportesh në lidhje me gjyqësorin shqiptar, mes tyre raportet e Komisionit Europian dhe departamentit të Shtetit. “është për të ardhur keq që pavarësisht se në të drejtën ndërkombëtare parashikohet se gjithkush ka të drejtën për një gjyq të ndershëm dhe të drejtë, sërish ka shtete ku gjyqësori si i tërë është i infektuar nga korrupsioni,” u tha atë ditë nga zëvendëspresidenti i Gjykatës Supreme. “Këtu përfshihen ryshfete të thjeshta për gjyqtarët ose zyrtarët e gjykatës, por edhe ndërhyrje për arsye politike në gjyqësor. Dënimet e pandershme bëjnë që sistemi thjesht të ecë përpara dhe çmimet të qëndrojnë të larta,” shtoi ai.
Akuza ndaj Fatjon Kaprit
Fatjon Kapri, prej vitesh fshihej nën identitetin e rremë Sajmir Sadiku. Ai akuzohet se në vitin 2001 ka vrarë me thikë në Londër shokun e tij Ylli Pepa. Sipas policisë, 34 vjeçari, lindur në Cërrik dhe banues në Elbasan, në lagjen “28 Nëntori”, është dënuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia që nga data 17 prill 2002. Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me 22 vite burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”. Policia njoftoi se ai akuzohej për vrasjen me thikë të Ylli Pepës. Ngjarja kishte ndodhur pas një zënke dhe 31-vjeçari e kishte goditur me mjetin prerës Pepën, duke i sjellë dhe vdekjen. Kjo ngjarje ndodhi në shtetin britanik ndërsa pas dosjes së ardhur nga ky shtet, gjykimi ka vijuar në Gjykatën e Elbasanit. Megjithëse vrasja ndodhi në Londër, sipas legjislacionit shqiptar, kur Prokuroria Shqiptare njoftohet për një vrasje të kryer nga një shtetas shqiptar, atëherë automatikisht nis procedimi penal. Oficerë të Scotland Yard së bashku me dëshmitarët okularë dhanë dëshmi në gjykatën e Elbasanit për vrasjen e Ylli Pepës duke paraqitur edhe provat e ADN-së që i përkisnin Fatjon Kaprit. Fillimisht ai e ka mohuar të jetë Fatjon Kapri, por, pasi është kryer krahasimi ADN-së së gjetur në trupin e viktimës, rezultoi se është e njëjtë me atë të Kaprit i cili pritej të ekstradohej shumë shpejt për në Shqipëri.
2010 – Romanaca me Jean Goudie, sipas “Sunday Mail”
Kohën kur Fatjon Kapri ishte njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpol Tirana, gjatë fshehjes në Skoci ai kishte ndërtuar një romancë dashurie me një grua skoceze duke jetuar një jetë të dyfishtë. Atëkohë media ndërkombëtare po shkruanin për të, si një për një personazh filmash. Në një prej këto rastet, u fol edhe për një romancë. 44 vjecarja me emrin Jean Goudie foli për gazetën skoceze “Sunday Mail”. “Ende nuk mund ta besoj kur policët arrestuan Fatjonin dhe me treguan se ai është dënuar në mungesë me 22 vite burg për vrasje. Ishte me të vërtetë një tronditje. Të gjithë ata që e kanë marrë vesh lajmin e arrestimit janë habitur”, ka treguar ajo. Fatjon Kapri i cili në Skoci përdorte emrin Sajmir Sadiku, ishte njohur me Jeam në një dyqan ku ai punonte në qytetin e Gllasgout. Në atë kohë, shkruante gazeta, ai kërkohej për të vuajtur dënimin e dhënë në mungesë nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen e Ylli Pepës ndodhur në një park në Londër në Prill të vitit 2001. Fatjon Kapri pas 6 vjet fshehje në Londër dhe tre vjet në Skoci u arrestua pasi Interpol Tirana siguroi një informacion për vendndodhjen dhe identitetin e rremë që përdorte. Prangosja e tij u krye mëngjesin e 24 Qershorit 2010 nga oficerë të armatosur në Gllasgow.