Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Superbonuset e bankierëve, vërejtje të forta nga BSH dhe BERZH
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Superbonuset e bankierëve, vërejtje të forta nga BSH dhe BERZH
Ekonomi

Superbonuset e bankierëve, vërejtje të forta nga BSH dhe BERZH

Elton Tafaruci
Published June 2, 2016
Share
SHARE

Banka e Shqipërisë kritikoi bankat private për mungesë transparence për mënyrën se si qeverisen dhe marrin vendime, duke përfshirë politikat e shpërblimeve të drejtuesve.

“Bankat kanë mungesë transparence dhe nuk publikojnë informacion mbi mbledhjet e aksionerëve,  procesin e seleksionimit, praktikat e kualifikimit dhe politikën e bonuseve dhe shpërblimeve speciale. Të gjithë këta elementë duhen përmirësuar sepse gjenden në këtë situatë prej shumë vitesh”, deklaroi Deniz Derralla, drejtor i mbikëqyrjes në BSH.

Qeverisja e bankave u shndërrua një nga çështjet më të nxehta të politikës globale pas krizës financiare të vitit 2008. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Obama ndërmori reforma radikale nga kufizimi i pagesave për bankierët deri tek masat shtrënguese për rritjen e transparencës.

“Ne kemi vlerësuar gjithashtu edhe indeksin e qeverisjes së bankave. Ajo që kemi vënë re është se gjatë krizave qeverisja e bankave përkeqësohet dhe indeksi ulet”, tha më tej Derralla.

Banka e Shqipërisë ka kontraktuar Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Koorporatën Financiare Ndërkombëtare, që ta ndihmojnë në forcimin e mbikëqyrjes bankare.

“Ajo që ne planifikojmë të bëjmë është një rishikim total i kuadrit ligjor dhe të propozojmë rekomandime për të ndihmuar Bankën e Shqipërisë të përmirësojë mbikëqyrjen, veçanërisht sa i takon riskut, qeverisjes së brendshme të bankave, zbatimit të ligjit dhe auditin e brendshëm”, tha Gian Piero Cigna nga BERZH./TCH

Elton Tafaruci June 2, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?