“Superfruti” që parandalon obezitetin dhe diabetin e tipit 2

Ornela

Një  studim nga Universiteti i Oklahomës (Shtetet e Bashkuara) tregon se konsumimi i mangos parandalon humbjen e baktereve të shëndetshme që shkakton konsumi i tepërt i yndyrës dhe ndërkaq ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të tilla si obeziteti dhe diabeti i tipit 2.

Për të arritur në këtë përfundim, autorët e këtij studimi bënë që 60 minj të ndjekin katër dieta me nivele të ndryshme të yndyrës dhe mango dhe sasi të njëjtë ushqimesh të tjera për 12 javë. Rezultatet treguan se kafshët që hanin mango humbën shumë më pak baktere të dobishme të zorrëve.

Studiuesi kryesor i Edralin Lucas, theksoi se dihej që ky frut tropikal është “një burim i shkëlqyer fibrash dhe ofron mundësinë për të shmangur obezitetin, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëson imunitetin”, por tani kanë zbuluar se “ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zorrëve dhe rregullon nivelet e baktereve të dobishme”.

Por, Lucas ka insistuar se ende duhet të demonstrojnë nëse “këto zbulime mund të aplikohen tek njerëzit”.

/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *