Më shumë se 16 orë bisedime pa pushim ka zhvilluar Merkel që nga e mërkura në mbrëmje e deri mëngjesin e të enjtes duke negociuar me rusët dhe ukrainasit, një punë diplomatike filigrani që gjermania 61 vjeçare e përballoi më së miri.
Por ky takim ishte një nga të shumtit që kancelarja zhvilloi në javën e fundit, ku ka përshkruar 23 mijë kilometra dhe është takuar me 40 liderë botërorë. Në dy takimet e saj të fundit para gazetarëve, u shfaq me rrathë të lehtë poshtë syve dhe një ngjirje zëri të lehtë, dhe pas një maratone të tillë gjeopolitike në vetëm një javë ishte e pashmangshme pyetja për gjendjen e saj shëndetësore.
Ajo u limitua vetën të qesh dhe pohoi shkurt: “Jam mjaft mirë dhe shumë e përqendruar dhe java nuk ka përfunduar ende, ka ende një ditë pune”.
Sekreti i forcës së Merkelit, sipas anëtarëve të ekipit të saj të puëns më të afërt nuk është gjë tjetër veçse “një aftësi e madhe përqendrimi dhe menaxhimi të kohës” si dhe një “aftësi e jashtëzakonshme për të fjetur”.
Qartësia me të cilën kancelarja gjermane trajton çdo lloj çështjeje politike, edhe kur është në lojë paqja në Evropë siç po ndodh me krizën në Ukrainë, nuk e pengon mesa duket që të flejë dhe në bordin e avionit.
“Ajo merr kohën e nevojshme për të përgatitur deri në fund takimet, di çdo gjë shumë mirë. Kjo i lejon të çlodhet pjesën tjetër të kohës dhe të merret vetëm me përditësimet para takimit në fjalë”, thonë bashkëpunëtorët e saj
Në fakt është e vështirë të gjesh kohë për t’u çlodhur në axhendën e kancelares. Të enjten e shkuar fluturoi së bashku me Hollande deri në Kiev dhe u kthye po atë natë në Berlin.
Të premten u takua me kryeministrin irakian, Haidar al Abadi, për t’u nisur më pas në Moskë e më pas për në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Të shtunën u kthye në Berlin, ku zhvilloi një video-konferencë me Putinin, Poroshenkon dhe Hollande dhe të dielën shkoi në Uashington për t’u takuar me Obaman. Pas këtij takimi e priste Otava për të drekuar me kryeministrin kanadez, Stephen Harper.
U kthye të martën në Berlin dhe të mërkurën u nis në Minsk për negociatat më të vështira. Ndërkohë vazhdonte të zhvillonte takimet e axhendës së mëparshme kombëtare.
Merkel nuk humbi as mundësinë për të asistuar në funeralin e ish presidentit gjerman Richard von Weizswcker, një akt me shumë rëndësi për Gjermaninë.
Pas 16 orësh negociatash i duhej edhe një takim me Këshillin Europian në Bruksel para se të kthehej në shtëpi ku disa sugjerojnë se kjo gjendje mbingarkese nuk është ideale për të marrë vendime kaq të rëndësishme dhe pothuajse të gjithë pyesin se çfarë merr Merkel për të qëndruar në këmbë.
Përgjigja sipas bashkëpunëtorëve të saj është se nuk përfshihet asnjë metodë kimike dhe vazhdon të hajë si gjithmonë. Ndoshta jemi pranë zbulimit të superfuqive që të jep konsumimi i supës me patate.

Grua gjigande
Kio e paska gjumin me suste!
Uroj te jete po kaq e superfuqishme kur te vije puna per te përzëne palaçot grekë nga BE-ja
Me siguri znj.Merkel do te kete lexuar ndonje veper te Enver Hoxhes ku cileson se “Patatja eshte edhe gjelle edhe buke”.Interesant ky fakt e po ta marrin vesh “miqte”do merziten shume!
Grua me kapacitet dhe aftesi te jashtezakoneshme,perfaqesuese e denje enje kombi qe dallon per disipline ,korrektesi,aftesi .
Eshte fakt se ish kanzelaret gjermane si Schmidt, Kohl dhe Schroder e kritikojne si nje person pa Vision dhe qe cdo gje e ben per kolltukun. Kjo ne lidhje me faktin se m.q.s populli gjerman, sipas investigimeve ne pjesen me te madhe nuk eshte per solidaritetin ( ndihmen ) per vendet e Europes se Jugut si Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Greqia, Qipro etj, zonja Merkel nuk eshte per solidaritetin me keto vende sepse, e shkreta, do Voten e ketyre gjermaneve, te cilet harruan se cfare i bene botes ne shekullin e kaluar dhe perfituan me shume nga te gjithe nga plani MARSHALL, nga falja e borxheve ne konferencen e Londres ne vitin 1953 dhe nga marrja e kredive me norme interesi shume te vogel kur u be bashkimi i Gjermanive.
Per mua nje politikan i madh nuk vleresohet se per sa kohe nuk fle por nga ajo qe ben, Kjo Zonje i mori frymen ekonomise greke dhe te vendeve te Europes jugore, me strategjine e gabuar te shtrengimit te rrypit.
ESHTE E VETMJA LIDERE SOT NE BOTE QE ESHTE ME KEMBE NE TOKE.
TE TJERET SHIKOJNE ENDRRA ME SY HAPUR.