Yjet e Flamurtarit shumë shpejt mund të përfundojnë në klubet e tjera të Kategorisë Superiore, pasi janë të lënë të lirë nga kuqezinjtë. Skuadra vlonjate do të përbëhet nga lojtarë të rinj, ose më saktë, me lojtarë që nuk rëndojnë shumë në buxhetin e reduktuar të Flamurtarit, pas largimit të sponsorëve të shumtë. Migen Memelli, Gjergj Muzaka, Ilion Lika, Erion Dushku e të tjerë janë lojtarë që nuk e kanë aspak problem të gjejnë një skuadër tjetër, megjithatë shumë prej tyre do të duhet të heqin dorë nga pagat e larta, duke qenë se një nga paguesit e mëdhenj tashmë ka dalë nga tregu.
Sapo ka dalë lajmi i rrënimit financiar të Flamurtarit, klubet e tjera janë treguar të gatshëm të marrin lojtarët që u interesojnë. Më aktivi duket se është treguar Partizani, i sapokthyer në Superiore pas mungesës katërvjeçare, por me synime të mëdha. Të kuqtë kanë nisur menjëherë kontaktet me Muzakën e Memellin, për t’i marrë në skuadrën e Hasan Likës.
E interesuar shfaqet edhe Vllaznia, e cila dëshiron të rikthejë lojtarë të rëndësishëm si Rajoviç, Smajli e Dragoi, ndërkohë që ka shfaqur interesimin edhe për Dushkun dhe Ribajn. Tirana është një tjetër skuadër që mund të përfitojë, por bardheblutë aktualisht kanë probleme financiare dhe kush zgjedh të bashkohet me skuadrën e Nevil Dedes duhet të pranojë edhe pagë më të ulët, madje pa pasur sigurinë se mund ta marrë në kohë atë.
Keqardhje per Flamurtarin. Shume keq ata biznesmene qe e lane ne kete gjendje. Ata qe duan te marin 10 dhe te shpenzojne 1 per sportin e qytetit te tyre, nuk e meritojne te jene sponsoret e Flamurtarit. TURP.
vetem sponsora nuk ka pas flamurtari.ata jane qen te lekut.nuk ju plas fare per sportin